Please enter at least 3 characters.

Boris Johnson shtrohet në spital, 10 ditë pasi rezultoi pozitiv me Covid-19

2020/04/200327112703-02-boris-johnson-0325-exlarge-169.jpg
510:"LONDON, ENGLAND - MARCH 25: Prime Minister Boris Johnson leaves 10 Downing Street for PMQ's on March 25, 2020 in London, England. British parliament will be suspended tonight due to concerns about the spread of COVID-19. It had previously been scheduled to break for Easter on March 31; it will tentatively sit again on April 21. The Coronavirus (COVID-19) pandemic has spread to at least 182 countries, claiming over 18,000 lives and infecting hundreds of thousands more. (Photo by Peter Summers/Getty Images)
13:"Peter Summers

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është shtruar në spital, 10 ditë pasi rezultoi i prekur nga Coronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen Covid-19.

Sky News ka thënë se kryeministri Boris Johnson ende ka simptoma të vazhdueshme dhe temperaturë të lartë - dhe u dërgua në spital me këshillën e mjekut të tij, transmeton Telegrafi.

Pranimi thuhet se është më shumë masë paraprake sesa masë urgjente.

Nuk dihet nëse ai do të qëndrojë në spital gjatë natës.

Korrespondenti i Sky News, Tom Rayner tha se Boris Johnson ishte dërguar në një spital më herët gjatë së dielës në mbrëmje dhe nuk kishte kërkuar një ambulancë.

Kryeministri Johnson është vetë-izoluar në 11 Downing Street që kur rezultoi pozitiv me Covid-19.

Ai postoi një video mesazh të premten duke u bërë thirrje njerëzve të rrinë në shtëpi dhe ti respektojnë masat e bllokimit.

Kryeministri është akoma duke udhëhequr betejën e qeverisë ndaj shpërthimit të Covid-19. /Telegrafi/