Please enter at least 3 characters.

Bonucci dëshiron të shmangë Tottenhamin në Ligën e Kampionëve

2019/11/Bonucci-CR7-Dybala.jpg
241:"TURIN, ITALY - OCTOBER 30: Leonardo Bonucci of Juventus celebrates after scoring the opening goal during the Serie A match between Juventus and Genoa CFC at on October 30, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci ka pranuar se do të dëshironte të shmangte Tottenham Hotspur në 1/16-tën e Ligës së Kampionëve.

Bianconerët janë skuadra e vetme italiane e kualifikuar tashmë në fazën e eliminimit direkt, por tri ekipet tjera - Interi, Napoli dhe Atalanta - kanë ende një shans për t'u bashkuar me ta në fazën tjetër.

Bonucci siguron që skuadra e tij tani është e përqendruar në Serie A, por, nëse do të duhej të zgjidhte një kundërshtar në raundin tjetër, është i prirur të shmangë finalistët e 2018-19, Tottenhamin, tani me trajner Jose Mourinhon.

"Nëse duhet të zgjedh një ekip për të shmangur, unë do të thosha Tottenham", ka thënë fillimisht Bonucci për Sport Mediaset.

"Mourinho mund t'u japë atyre diçka shtesë në lojëra të caktuara".

"Shumë mund të ndryshojnë nga tani dhe raundi tjetër, por me këtë ndryshim Tottenhami është përsëri në rrugën e duhur, me gjithë respektin ndaj Pochettinos", përfundoi ylli i Juventusit.

Ndryshe, Juventusi mposhti në mesjavë Atletico Madridin 1-0 për të siguruar pozitën e parë në grupin e tyre dhe synimi kryesor është fitimi i trofeut të madh evropian. /Telegrafi/