Please enter at least 3 characters.

Bono paralajmëron vazhdimin e turneut, pas ndërprerjes së koncertit në Berlin për shkak të problemeve me zërin

2018/09/BonoVox-e1535963472775.jpg
368:"MILAN, ITALY - SEPTEMBER 06: EDITORIAL NOTE: this image has been converted on black and white. Bono Vox attends the event 'It begins with me. How the world can end hunger in our lifetime', organised by Italy and Ireland to sustain the initiatives of the World Food Programme at Expo site on September 6, 2015 in Milan, Italy. (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)
12:"Getty Images

Frontmeni i "U2", Bono Vox, pret që zëri t'i rikthehet, në mënyrë që t'i mbajë të gjitha koncertet në kuadër të turneut të tij.

Ditë më parë u anulua një koncert i grupit irlandez në Berlin, për shkak të problemeve të këngëtarit me zërin.

"Kam qenë te një mjek i shkëlqyer. Jam i lumtur dhe i qetë që asgjë nuk është serioze", ka thënë Bono.

Fansat e "U2" ishin zhgënjyer pas ndërprerjes së koncertit vetëm pak kohë pasi kishte filluar. Grupi nga Dublini i intepretoi disa kënga, ndërsa më pas vokalisti i kërkoi falje publikut duke u thënë se nuk mund të vazhdonte.

Fillimisht, publikut iu kumtua se ishte fjala për një pushim të shkurtër, por më pas u informuan se koncerti nuk do të vazhdojë.

Mirëpo, Bono u ka premtuar se grupi do të mbajë një koncert tjetër në të ardhmen, për t'ua shpaguar këtë ndërprerje.

"Ishte një atmosferë e shkëlqyer, duhet të ishte një mbrëmje e paharruar, por nuk ishte për shkak të kësaj (problemit me zërin). Mezi e presim datën 13 nëntor që të kthehemi ka thënë këngëtari.

Bonos "i humbi" zëri derisa ishte duke kënduar këngën "Red Flag Day", ndërsa fansat i kanë uruar shërim të shpejtë. /Telegrafi/