Please enter at least 3 characters.

Boca në krye me Tevez fiton superklasiken argjentinase ndaj River Plates (Video)

2016/12/tevez.jpg

Supergola, tifozeri, drame, spektakël. River Plate - Boca Juniors një novelë prej realiteti të mrekullisë së futbollit!

Këtë herë superklasikja argjentinase u fitua nga Boca me rezultat 2-4.

Goli i parë në takim u shënua në minutën e 14 nga sulmuesi i mysafirëve Walter Ariel Bou, i cili u asistua nga Carlos Tevez.

Vendasit barazuan dhe kaluan në epërsi me dy gola të shpejtë nga Sebastian Driussi (34’) dhe Lucas Alario (40’) dhe me rezultatin 2-1 përfundoi pjesa e parë.

Me këtë rezultat nuk u pajtua Tevez i cili me dy gola të shpejt (62’ dhe 81’) riktheu epërsinë e Bocas. Në minutat shtesë shënoi edhe Ricardo Centurion për rezultatin përfundoi 2-4 ky derbi i madh.

Pas kësaj fitore Boca vazhdon në vendin e parë pas 13 ndeshjeve me 28 pikë, kurse River Plate në pozitën e 11-të me 19-të pikë. /Telegrafi/