Bob’s Turistat triumfuan në Prizren
Ekipi Bob’s Turistat udhëhiqej nga streetballisti rumun , Amariuchi Bogdan, bankieri 38 vjeçar nga Bukureshti i cili jeton për të luajtur streetball dhe i cili brenda 7 ditëve, për herë të dytë vizitoi Kosovën për streetball.
Pas paraqitjes në Pejë javën e kaluar, ku me tre njomak pejan me të cilët e kishte formuar një ekip, aty për aty pasi që shokët e tij nuk kishin udhëtuar për në Kosovë, kësaj radhe në turneun e Prizrenit, Amariuchi erdhi së bashku me miqtë e tij të ri të cilët i kishte njoftuar vetëm një javë më herët, në turneun e Pejës, janë këta streetballistat e skuadrës veterane të streetballit kosovar, Tursitat nga Peja, me të cilët kishin vendosur të fuzionojnë një ekip me emrin Bob’s Turistat për të garuar në Dardania Streetball Kosova 2013, turneun në Prizren.
Arti Hajdari, Besnik Mujaj dhe Roberto Laiq, të udhëhequr nga Amariuchi Bogdan i kaluan të gjitha pengesat me sukses duke i fituar të gjitha 5 ndeshjet dhe në finale e mposhtën skuadrën “Kah Dulëm Na” me rezultat maksimal, 21:13, pas një loje të shkëlqyeshme të streetballistit rumun i cili realizoi 4 treshe rresht, në minutat e fundit të ndeshjes finale dhe në këtë mënyrë ai siguroi kualifikimin në Superfinalen e Dardania Streetball Kosova 2013, e cila me 6 Korrik do të zhvillohet në Pejë.
“Dua t’ju them se jam i mahnitur me mikpritjen dhe ngrohtësinë në të cilën kam hasur këtu në mesin tuaj. Peja është një qytet fantastik por kur e pash edhe Prizrenin, përshtypjet e mia u bënë edhe më të mëdha. Tash posa e përfunduam turneun dhe me shokët e mi do të shkojmë në kalanë e Prizrenit prej nga do të bëjë disa foto të bukura të Kosovës dhe do t’ju shpërndajë shokëve dhe shoqeve në Facebook. Jo vetëm Dubrovniku apo Selaniku i kanë kalatë dhe bukuritë e tyre. Ju nuk jeni të vetëdijshëm se çfarë vendi të bukur keni. Duhet ta promovoni shumë më tepër”, tha Amariuchi për Sport. /Telegrafi/


