Please enter at least 3 characters.

Boateng drejt Sassuolos

2018/07/Kevin-Prince-Boateng.jpg
168:"BERLIN, GERMANY - MAY 20: during the Eintracht Frankfurt Cup Gala - DFB Cup Final 2018 on May 20, 2018 in Berlin, Germany. (Photo by Andreas Wolf - Pool/Getty Images)
4:"Pool

Duket se Kevin Prince Boateng është drejt një rikthimi befasues në Serie A.

Por, jo te Milani, këtë herë raportohet për një kalim te Sassuolo.

31-vjeçari në sezonin e fundit ishte pjesë e Eintracht Frankfurtit, ku ndihmoi skuadrën të përfundojë në pozitën e tetë që dërgon në kualifikimet e Ligës së Evropës. Por, edhe të fitojë në finalen e Kupës së Gjermanisë ndaj Bayern Munichut.

(Foto: Getty Images)

Sipas Sky Italia, në sezonin e ri mund ta shikojmë Boatengin në Itali dhe atë duke nënshkruar kontratë tre vjeçare.

Besohet se ai ka gjetur gjuhë të përbashkët me Sassuolon, tani ka mbetur vetëm që klubet të pajtohen mes vete.

Sassuolo sezonin 2017/18 e kishte përfunduar në vendin e 11-të në tabelë.

Boateng në të kaluarën ishte edhe pjesë e Herths, Tottenhamit, Borussia Dortmundit, Portsmouthit, Schalkes dhe Las Palmasit. /Telegrafi/