Please enter at least 3 characters.

Blogerja Rita Saraçi ju rekomandon të vishni kominoshe bardhezi për sezonën e verës

2018/06/ritasaraci_25010092_1759559607410427_6146544679606288384_n.jpg

Muaj më parë ajo është renditur si e para në mesin e blogereve botërore.

Bëhet fjala për Rita Saraçin, e cila u pozicionua e para nga prestigjiozja që merret me modë, InStyle.

“Nuk keni nevojë të bëni shoping për t’u veshur si ato. Këto vajza përdorin gjërat bazike në mënyrën që nuk e kemi menduar më parë”, kishte shkruar revista me rastin e prezantimit të bukuroshes sonë.

Së fundi, ajo ka publikuar edhe një numër të madh të fotografive në llogarinë personale në Instagram teksa shihet shumë e bukur.

Zeshkania ka realizuar disa fotografi 'selfie' teksa kishte të veshur kominoshe bardhezi gjersa paksa zbulon edhe gjoksin.

Theksojmë se tash e sa kohë prishtinasja është zhvendosur në Barcelonë, ku edhe po zhvillon një karrierë të suksesshme.

Vlen të theksohet se 23-vjeçarja ka hapur edhe ueb-faqen e saj si blogere dy vite më parë. /Telegrafi/