")
Please enter at least 3 characters.

Bllokohet magjistralja Resnjë - Manastir - Prilep

2016/06/Komunikacion-rrugor-1.jpg

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se është bllokuar rruga magjistrale A3 Resnjë - Manastir - Prilep. Komunikacioni është ridrejtuar në brendi të qytetit të Manastirit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bllokimi i magjistrales është bërë nga një grup prej 10 deri 20 qytetarësh të cilët kanë dalë në protestë. Ata janë revoltuar nga shkyçja e rrymës elektrike, prandaj edhe kanë dalë të shprehin pakënaqësinë e tyre në rrugë.

Bllokimi i rrugës është bërë në ora 19./Telegrafi/