Bllokohet Chelsea
Blutë dominuan që nga fillimi i takimit, por Fulhami u tregua stoik në mbrojtje duke mos i lejuar asgjë rastit. Në këtë takim u dalluan Fernando Torres për paraqitje të tmerrshme, duke konfirmuar se nuk vlen 50 milionë funte, ndërsa shumë mirë luajti David Luiz.
Ishte pikërisht Fernando Torres ai që në minutën e 51-të goditi transverzalen e Fulhamit. Para kësaj, spanjolli huqi edhe një rast të mirë në fund të pjesës së parë. Ai u zëvëndësua në minutën e 70-të me Didier Drogban.
Në fund të takimit Cech shpëtoi Chelsean nga humbja pasi ndali penaltinë e akorduar për Fulhamin në minutën e 93-të, të cilën e huqi Clint Dempsey.
Trajneri i Real Madridit Jose Mourinho i pranishëm në Craven Cottage gjatë ndeshjes Fulham-Chelsea. Foto: AP
Pas javës së 26-të Chelsea edhe zyrtarisht mund të përshëndetet nga titulli në Ligën Premier pasi është plot 12 pikë prapa liderit Manchester United. /Telegrafi/


