Blero zbulon se një ish-partnere e uroi për lindjen e fëmijës së dytë
Blero po përjeton një nga periudhat më të lumtura të jetës së tij, pas ardhjes në jetë të djalit, duke u bërë baba për herë të dytë.
Në një intervistë të fundit për "Prive By Liberta Spahiu", këngëtari ka folur për jetën private dhe marrëdhëniet nga e kaluara.
Blero veçoi marrëdhënien me Teutën, nënën e vajzës së tij Tarës, duke thënë se mes tyre ekziston ende një raport i bazuar në respekt dhe mirëkuptim.
Ai zbuloi se urimi i saj për ardhjen në jetë të djalit të tij dhe Nitës ishte i mirëpritur dhe i vlerësuar.
"Ajo që për mua dhe Nitën ka qenë shumë normale dhe e natyrshme urimi i Teutës, nënës së Tarës, është shumë i mirëpritur për ne dhe jemi falënderues", u shpreh Blero.
Ndërkohë, për pjesën tjetër të historive të tij të mëparshme, këngëtari u tregua i qartë se nuk dëshiron të merret më me to dhe se ato i përkasin së kaluarës.
"Kjo është me rëndësi për neve, nëna e Tarës. Për të tjerët absolutisht nuk ka asnjë farë lidhje dhe nuk merrem me ato", përfundoi mes tjerash. /Telegrafi/


