Please enter at least 3 characters.

Blero shtyn publikimin e këngës më të re

2018/01/bleromuharremi_26352551_1019759641507429_8571876646817103872_n.jpg

Blero është një ndër këngëtaret më të përfolura kohët e fundit në mediat rozë shqiptare.

Ai ditë më parë ka zbuluar se së shpejti do të sjell këngën më të re të titulluar "1000".

“Këngën e kemi punuar unë, Prygo, Uki dhe Arsim Bunjaku, ndërsa vargjet e tekstit i ka shkruar një reper i quajtur Tonic. Si këngë realisht është realizuar para 2-3 viteve, por nuk e kemi gjetur asnjëherë çastin e duhur për ta publikuar deri tash”, tha Blero për Telegrafi.

Megjithëse ishte planifikuar që të publikohet ditën e sotme kënga më e re, Blero ka pohuar se është shtyrë publikimi shkaku i problemeve teknike.

"Për shkaqe teknike "1000:" shtyhet për datën 10 shkurt. Ju kërkojmë falje", ka shkruar këngëtari në llogarinë personale në Instagram, Blero.

Në vazhdimin e bisedës, Blero tha se ajo çfarë e bën më të veçantë këtë këngë është fakti se “1000” është njëherësh kënga e tij e parë me mtovie patriotike.

“Kjo këngë do të publikohet më 25 janar, dhe përkon me festën e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës . I përshtate festës, dhe është kënga ime e parë me motive patriotike”, tha ndër të tjerash këngëtari. /Telegrafi/