Please enter at least 3 characters.

Blerim Destani flet për filmin ku shfaqet edhe Morgan Freeman dhe John Travolta

2019/05/blerimdestani_60103565_206828930288224_7950505867176872918_n-e1558973571935.jpg

Blerim Destani ka shënuar një tjetër sukses rrafshin ndërkombëtar të kinematografisë.

Ashtu siç është paralajmëruar edhe më parë, aktori shqiptar është bërë pjesë e filmit hollivudian, “The Poison Rose”.

Në rolet kryesore shfaqen dy aktorët më të famshëm - Morgan Freeman si dhe John Travolta.

"Puna është punë, disa të ligjshme dhe disa të paligjshme. E imja ndodh të jetë e ndytë. Karakteri i Lorenzo Rodrigezit e bëri rolin tim shumë të veçantë", ka shkruar ndër të tjerash artisti.

Filmi është i zhanrit triler/mister, ndërsa regjisorë janë George Gallo, Luca Giliberto dhe Francesco Cinquemani.

Ndryshe, Destanin do ta shohim edhe në projektet e tjera  filmike ekranet e mëdha të kinemave botërore. /Telegrafi/