Please enter at least 3 characters.

Blenë autobusin e vjetër për 1.300 euro dhe e shndërruan në një shtëpi luksoze në rrota (Foto)

2017/07/1-34.jpg

Për të shuar kureshtjen dhe apetitet, Tom Granham dhe Kay Bernes, kanë blerë një autobus të vjetër në eBay për 1,360 euro, të cilin pas një kohe të shkurtër e shndërruan në një shtëpi në rrota.

Dyshja shpenzuan 11.380 euro në rregullimin e këtij autobusi, dhe arritën ta shndërrojnë në një shtëpi me rrota me të cilën mund të udhëtojnë kudo nëpër botë. Ky autobus tani i ka tri dhoma të gjumit, tualet dhe madje kamin, transmeton Telegrafi.

“Kur kërkuam shtëpi në rrota, menjëherë shikuam autobusin dhe i thamë vetes: ‘Pse jo’ Ka qenë një zgjedhje e përkryer për një shtëpi ku do të mund të kalonim pushimet”, ka deklaruar Tom.

Çifti bashkëshort i kanë tre fëmijë, kurse me autobus kanë udhëtuar nëpër gjithë Britaninë e Madhe dhe Evropën.

Për dallim nga shumica e autobusëve, ky nuk është prishur me përjashtim gjatë udhëtimit në Zvicër ku patën problem me frenat.

Tom dhe Kay po bëhen gati që shesin shtëpinë në rrota, e cila shumë shpejt ta nxjerrin në eBay. /Telegrafi/