Please enter at least 3 characters.

BlackBerry përgatit edhe modelin Classic

2016/01/blackberry-p-euml-rgatit-edhe-modelin-classic_2_2_2_hd.jpg

BlackBerry Passport pritet të jetë model i dedikuar për ndërmarrje, dhe për përdoruesit e telefonave rival, sikurse ato që bazohen në iOS, Android dhe Windows Phone.

Mirëpo, BlackBerry Classic dallon nga Passport, sepse i njëjti i kushtohet përdoruesve besnik të telefonave BlackBerry, të cilët as që mendojnë ta ndërrojnë markën e tyre të telefonit mobil.

BlackBerry Classic mban shumë karakteristika të modeleve klasike të telefonave BlackBerry, sikurse trackpad’in dhe butonat për Send, End, Menu dhe Back.

Modeli i ri i telefonit gjithashtu do të ofrojë edhe tastierën fizike QWERTY, si dhe baterinë më të fuqishme të ndonjë modeli deri më tani, ndërsa debutimi i tij pritet të ndodhë gjatë muajit nëntor.

BlackBerry Classic vjen me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 3.5 inç me procesorin prej 1.5GHz Snapdragon S4, 2GB of RAM dhe BlackBerry 10.3 të para-instaluar. (Telegrafi)