Bjordi puth Adelën
15/03/2009
Bjordi, i cili festoi ditëlindjen e tij, pranoi një dhuratë më të veçantë nga Adelajda. Ajo dëshironte t`i bënte një surprizë duke e pritur në dhomën e rrëfimit me një lule në duar për ta uruar e para.
Dyshja qëndruan pranë njëri-tjetrit një kohë dhe në momentin që ata dalin nga dhoma e rrëfimit Bjordi puth në buzë Adelajden.
Më poshtë video:
Gjatë spektaklit Bjordi po ashtu mori një zarf, e cila ishte dhurata e Big Brotherit për ditëlindjen e tij.
Një studio italiane i ka ofruar mundësinë që ai të marrë pjesë në një audicion aktorësh për rolin e protagonistit në një film italian. Ai nuk është ende në dijeni për dhuratën pasi, nuk duhet ta hapë zarfin deri kur Big Brother t`i japë leje.


