Please enter at least 3 characters.

Bislimi: BE-ja duhet të jetë forcë shtytëse edhe për Ballkanin Perëndimor

2024/01/Konference-Besnik-Bislimi-foto-Ridvan-Slivova-2-e1730569204907.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Pas vendimit të BE-së që t’ia ndajë Ukrainës një pako ndihme prej 50 miliardë eurosh, ka reaguar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Bislimi i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të jetë forcë shtytëse për Ballkanin Perëndimor, duke kërkuar që të vendet evropiane të jenë unike si në rastin e Ukrainës.

Ai ka thënë se sigurimi i financave për Planin e Rritjes të Ballkanit Perëndimor është hap i madh drejt integrimit.

"Vendimi i sotëm Këshillit të BE-së tregon rëndësinë e unitetit dhe bashkësisë. Të njëjtat parime morale që duhet të jenë forca shtytëse edhe për Ballkanin Perëndimor. Në këtë kuptim, sigurimi i financave për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, është një hap i madh drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Bislimi. /Telegrafi/