Please enter at least 3 characters.

Bileta e lotarisë e gjetur në dollap rezulton fituese e 100 mijë dollarëve

Amerikanja nga Virginia, teksa po pastronte shtëpinë e saj, gjeti një kuti me bileta lotarie në dollap - dhe njëra prej tyre rezultoi të ishte fituese e çmimit prej 100 mijë dollarësh.

Alfreda Hawkins i tha zyrtarëve të Lotarisë së Virginias se po bënte pastrim në shtëpinë e saj në Richmond kur gjeti një kuti në një dollap që përmbante disa bileta lotarie të paprekura.

Ajo zbuloi se njëra prej tyre, nga loja “$100,000 Extreme Cash”, ishte fituese e çmimit të madh prej 100 mijë dollarësh.

“Pothuajse rashë pa ndjenja. Ishte e pabesueshme”, tha ai.

Bileta ishte blerë në dyqanin Shop & Go në Mechanicsville Turnpike, në Richmond.

Hawkins tha se ende nuk ka ndonjë plan për mënyrën si do t’i përdorë paratë e fituara. /Telegrafi/