Please enter at least 3 characters.

Big Mama, linja trupore për t’u pasur zili (Foto)

2017/11/BigMama.jpg

Big Mama i ka arritur format e dëshiruara trupore, ashtu që kohë pas kohe publikon imazhe që vënë në pah linjat e saja.

Këngëtarja nga Tetova, e cila e ka dëshmuar veten edhe si moderatore televizive, ka arritur t’i largojë kilogramët e tepërt dhe tashmë po merr lëvdata për fizikun e saj.

Në një imazh të postuar gjatë të shtunës në Instagram, Besiana Kasami duket për mrekulli.

Ajo shfaqet e veshur me një fustan të bardhë, të shkurtër dhe duket shumë bukur.

Është raportuar se për t’i arritur këto forma trupore, Big Mama është dashur t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjike.

(Foto: Instagram/Bigitos)

Në fillim të këtij viti mediat spekuluan se këngëtarja kishte bërë një operacion në lukth, për të reduktuar konsumimin e ushqimit.

Sido që të jetë, Bigi ka arritur që të bëjë një trup për t’u pasur zili dhe fansat e pëlqejnë për këtë.

(Foto: Instagram/Bigitos)

Sa i përket karrierës muzikore, fansat janë në pritje të diçkaje të re nga këngëtarja. /Telegrafi/