Please enter at least 3 characters.

Bifteku i parezistueshëm në salcë nga piperi i gjelbër

2017/10/Bifteku-i-parezistueshëm-në-salcë-nga-piperi-i-gjelbër.jpg

Aroma e fortë dhe mprehtësia e piperit të gjelbër shkojnë perfekt me copën më të butë të mishit të viçit.Nevojiten:▪ 400 g biftek, ▪ 0,2 dl ajkë e ëmbël, ▪ 30 g piper të gjelbër i bluar trashë apo i shtypur, ▪ 0,1 dl verë e bardhë, ▪ 10 g gjalpë, ▪ kripë, ▪ pak lëng limoni.Përgatitja:

Piqeni biftekun i cili ka qëndruar në temperaturë dhome në skarë dhe hiqeni anash së paku 10 minuta.

Në shporet zieni verën e bardhë me piperin e gjelbër derisa vera të avullojë ndërkaq piper të zbutet.

Ndaras tundni gjalpin me ajkën e ëmbël, shtoni piperin e zbutur, kripën dhe lëngun e limonit.

Biftekun servireni me shtesa nga perimet dhe sipas dëshirës qitni salcë.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.