Biftek në piper
Një pjatë e mrekullueshme, që të gjithë do ta pëlqejnë, edhe nëse nuk e kanë provuar më parë.Përbërësit:- 0,500 g biftek viçi, - 0,010 g mustardë (senf), - 0,020 g piper të gjelbër, - 0,020 l verë të bardhë, - 0,050 g gjalpë, - 0,100 g krem të rrahur për zierje, - 0,200 g bizele, - 0,050 thelpinj hudhre, - 0,100 g qepë, - 0,100 g portokall, - 0,020 g xhenxhefil.Përgatitja:
Fërgojeni biftekun nga të dy anët, para se të përfundoni fërgimin lyeni me mustardë dhe fërgojeni nga të gjitha anët edhe një minutë.
Piperin e zi qiteni në vaj dhe fërgojeni, shtoni verën e bardhë dhe prisni që të avullojë pothuajse e tëra, pastaj shtoni një katror gjalpë dhe në fund pak krem për zierje që të përftohet salcë mesatarisht e dendur dhe qitjani sipër biftekut.
Për shtojcë bëni pure nga bizelja. Zihet bizelja me pak thelpinj dhe me qepë.
Pastaj të gjitha i pasoni dhe për shtojcë gërryeni pak lëvore portokalli.
Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.


