Please enter at least 3 characters.

Bie një punëtor nga kati i dytë i një objekti në ndërtim në Ferizaj, dërgohet në QKUK

Foto: Arkiv

Një punëtor i moshës 46 vjeç ka rënë nga kati i dytë i një objekti në ndërtim në rrugën “Uran Tinova”, në Ferizaj.

Lajmi për Telegrafin është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas tij, për shkak të lëndimeve të pësuara fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas në QKUK në Prishtinë.

“Ju njoftojmë se sot, rreth orës 12:40, kemi pranuar një informatë se në rrugën ‘Uran Tinova’, në Ferizaj. në një objekt në ndërtim, një punëtor është rrëzuar, dyshohet nga kati i dytë në vendin e punës. Sipas informatave të para nga vendi i ngjarjes, bëhet fjalë për punëtorin, 46 vjeç. Për shkak të lëndimeve të pësuara, fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas në QKUK në Prishtinë”, ka thënë Veseli.

Tutje siç tha ai patrullat policore dhe njësitet e hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Lidhur me rastin është njoftuar edhe inspektori i punës, si dhe prokurori i shtetit. Për informata të mëtejshme, do t’ju njoftojmë me raport vijues”, ka thënë Veseli. /Telegrafi/