Please enter at least 3 characters.

Bie në kontakt me rrymën elektrike teksa punonte në Kukës, ndërron jetë i riu nga Kosova

2018/09/6BYk9lMaHR0cDovL29jZG4uZXUvaW1hZ2VzL3B1bHNjbXMvTkRFN01EQV8vNDE2YzIzNDg4ZGYzMTdkYTg3ZDI4MWZkODU1OWFmMzIuanBlZ5GTAs0C5ACBoTAB.jpg

Një 28-vjeçar me origjinë nga Kosova ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në Përbreg të Kukësit.

28-vjeçari punonte në një firmë e cila hapte puse në shtëpitë e zonave kufitare.

Sipas dëshmitarëve, i riu, pasi ka hipur mbi makineritë, ka rënë në kontakt me telat përcjellës të energjisë elektrike.

Është transportuar menjëherë me shenja jete në spitalin e Kukësit, por nuk ka arritur të shpëtojë, duke humbur jetën fatkeqësisht në urgjencën e Kukësit. /Euronews Albania/