Please enter at least 3 characters.

Bie besueshmëria në tregtinë me pakicë në Maqedoni

2017/01/Shkuan-në-supermarket-të-veshura-me-pizhame-kritikohen-ne-rrjetet-sociale-foto-1.jpg

Indeksi i besueshmërinë në tregtinë me pakicë në tremujorin e fundit të vitit 2016 në Maqeëdoni është ulur për 0.2%, krahasuar me tremujorin paraprak, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky indeks është rritur për 1.6%, krahsuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015. Enti Shtetëror për Statistika (ESHS) bën të ditur se gjendja ekonomike e subjekteve afariste në tremujorin e katërt të vitit 2016 është më e volitshme në krahasuar me tremujorin paraprak, por edhe me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar 2015.

Çmimet shitëse në tremujorin e katërt të vitit 2016 janë rritur minimalisht krahasuar me tremujorin paraprak, kurse pritshmëritë janë se çmimet do të rriten në tre muajt që vijnë./Telegrafi/