Please enter at least 3 characters.

Bie aktiviteti i fabrikave në Eurozonë

2018/07/GettyImages-461890954-1160x773.jpg
381:"FRANKFURT AM MAIN, GERMANY - JANUARY 21: The symbol of the Euro, the currency of the Eurozone, stands illuminated on January 21, 2015 in Frankfurt, Germany. The European Central Bank (ECB) is schedule to meet tomorrow and announce a large-scale bond buying program. The Euro has dropped sharply against the U.S. dollar in recent months. (Photo by Hannelore Foerster/Getty Images)
12:"Getty Images

Aktiviteti i fabrikave në Eurozonë është ngadalësuar në nivelin në të ulët në 18 muaj, duke rënë për të 6-in muaj radhazi, prej shqetësimeve mbi barrierat tregtare. Indeksi PMI që formulohet nëpërmjet mijërave sondazhesh drejt sektorit privat, ra në nivelin më të ulët në 1 vit e gjysmë në 54.9 pikë, megjithatë është ende sipër 50 pikëve, që ndaj tkurrjen nga ekspansioni.

“Manifaktura në Eurozonë tregoi performancën më të dobët në 1 vit e gjysmë gjatë Qershorit. Sondazhi zbuloi shqetësime nga kompanitë të lidhura me ndikimin e tarifave dhe luftës tregtare, gjë që tregon se këto po përgatiten për humbje të mundshme dhe kanë ndaluar planet e investimeve”, deklaron një kompani që realizoi sondazhin.

Megjithatë, pavarësisht shqetësimeve mbi luftën tregtare dhe perspektivës për inflacionin, Banka Qendrore Europiane pritet të përfundojë programin e blerjes së aktiveve deri në fund të këtij viti./Telegrafi/