Please enter at least 3 characters.

Biden nuk miratoi bisedimet e fshehta të paqes për Ukrainën

2023/07/joe-biden.jpg
310:"WASHINGTON, DC - JUNE 25: U.S. President Joe Biden signs the Bipartisan Safer Communities Act into law in the Roosevelt Room of the White House on June 25, 2022 in Washington, DC. The legislation is the first new gun regulations passed by Congress in more than 30 years. (Photo by Tasos Katopodis/Getty Images)
12:"Getty Images

Joe Biden nuk i dënoi takimet e fshehta të zyrtarëve amerikanë të sigurisë dhe ministrit të jashtëm rus, Sergey Lavrov, tha një zëdhënës i qeverisë së SHBA-së.

Ishte raportuar se një grup ish-zyrtarësh të sigurisë amerikane zhvilluan bisedime me rusët në lidhje me një marrëveshje të mundshme paqeje me Ukrainën, citon skynews.

Ministri i jashtëm rus, Sergey Lavrov u takua me anëtarët e grupit për disa orë në muajin prill në New York, thanë për NBC News katër ish-zyrtarë dhe dy zyrtarë aktual amerikanë.

Ndërkohë, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit amerikan deklaroi se "Administrata e Biden nuk i dënon ato diskutime”.

“Por, kemi thënë vazhdimisht, asgjë për Ukrainën pa Ukrainën", tha shkurtimisht ai.

Ndryshe, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka paraqitur muaj më parë një plan të paqes, por i cili nuk u pranua nga pushtuesit rus. /Telegrafi/