Please enter at least 3 characters.

Betisi fiton në Camp Nou spektaklin e golave ndaj Barcelonës dhe Messit

2018/11/Betis-Barcelona.jpg
290:"BARCELONA, SPAIN - NOVEMBER 11: Junior Firpo of Real Betis (20) celebrates after scoring his team's first goal with team mates during the La Liga match between FC Barcelona and Real Betis Balompie at Camp Nou on November 11, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona është mposhtur në shtëpi nga Real Betisi me rezultat 3-4 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të La Ligas.

Blaugranët nuk kanë arritur të vazhdojnë serinë e fitoreve në kampionat, pasi edhe pse me Lionel Messin e kthyer në skuadër, janë mposhtur nga Betisi.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve të Betisit, të cilët shënuan edhe dy gola.

Junior Firpo (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 20-të të ndeshjes dhe ishte Firpo Junior, i cili shënoi për epërsinë 0-1.

Betisi gjeti golin edhe në minutën e 34-të me anë të Joaquin që shënoi për 0-2 pas një aksioni të mirë të ekipit të tij.

Festa e Joaquin (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, ndeshja ishte më e baraspeshuar dhe të dyja skuadrat arritën të shënojnë nga dy gola.

Ishte Lionel Messi, i cili ngushtoi epërsinë në 1-2 në minutën e 68-të pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Messi u rikthye me gol (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, gëzimi i Barcelonës zgjati vetëm tre minuta pasi Giovani Lo Celso qoi epërsinë në 1-3 pas një gabimi të Andre Ter Stegen.

Pas këtij goli, Barcelona u kthye në lojë me një gol nga afërsia të Arturo Vidal (79') që shënoi për 2-3, por Sergio Canales (83') shpejt riktheu epërsinë në 2-4.

Kur pritej ndeshja të përfundonte, Barcelona gjeti edhe një gol me Messin (90+), i cili vulosi rezultatin përfundimtar dhe fitoren e Betisit me rezultat 3-4.

Pas kësaj humbje, Barcelona mbetet ende lider me 24 pikë, ndërsa Betisi zë vendin e 12-të me 16 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Blaugranët udhëtojnë te Atletico Madridi, ndërsa edhe Betisi luan në udhëtim te Villarreali. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6x0p7y

https://www.dailymotion.com/video/x6x0plh

https://www.dailymotion.com/video/x6x0rcd

https://twitter.com/raioxdabola/status/1061666340442914817