Besian Mustafa, Abdixhikut: Mua dhe Lutfiun na ke ushtarë të vizioneve tua në LDK
14/03/2021
Besian Mustafa, i cili ishte kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), uroi kryetarin e ri të LDK-së Lumir Abdixhiku.
Mustafa në fjalën e tij para delegatëve në Kuvendin e LDK-së tha se Abdixhiku e ka përkrahjen e plotë të tij, duke thënë “Mua, Lutfiun na ke ushtar të vizioneve të tua në LDK”.
“Uroj secilin për mbarëvajtjen. Lumir urime suksese nga sot. Mua, Lutën na ke ushtar të vizioneve të tua”, ka thënë Mustafa. /Telegrafi/


