Please enter at least 3 characters.

Besa përgatitet për titull nga Durrësi (Video)

2016/01/besa-p-euml-rgatitet-p-euml-r-titull-nga-durr-euml-si-video_hd.jpg

Disa nga klubet tona, ato që qëndrojnë më mirë ekonomikisht, kanë zgjedhur që një fazë të përgatitjeve ta zhvillojnë në bregdetin shqiptar.

Agjencia e Lajmeve KosovaPress fundjavën që lamë pas ishte “mysafir” i Besës, Ferronikelit dhe Kosovës së Vushtrrisë.

Trajneri i Besës, Arbnor Morina, është shprehur i kënaqur me punën që po bëhet në Durrës. Ai tha se qëllimi i skuadrës së tij që të zhvillohen sa më shumë ndeshje kontrolluese në mënyrë që të shihet nga afër forma e secilit lojtarë.

“Prej ditës së hënë jemi në Durrës në përgatitje, ku qëllimi ynë është që të zhvillojmë sa më tepër ndeshje kontrolluese dhe te kemi sa më tepër seanca stërvitore tekniko-taktike për arsye se veç kemi arritur në atë fazën të shpejtësisë dhe eksplozitetit, do të thotë punën aerobe e kemi kryer në Pejë, dhe për ketë kohë kemi zhvilluar dy ndeshje dhe kemi bërë disa stërvitje në fushën artificiale në stadiumin e Besës së Kavajës dhe në plan kemi edhe dy takime tjera”.

“E luajtëm një lojë me Ferronikelin dhe ishte një lojë mjaft e fortë, sepse Ferronikeli është një ekip shumë i mirë, e ka dëshmuar edhe gjatë kampionatit, por nuk ka qenë më rëndësi rezultati, por më rëndësi ka qenë që t’i shohim lëvizjet e lojtarëve, pasimet, kombinimet të cilat i kemi stërvitur gjatë terë kohës. Mendoj se kemi bërë sene të mira dhe sigurisht se ato duhet të përmirësohen”, ka thënë Morina.

Në videon në vazhdim i gjeni edhe deklarata të tjera të tij dhe të disa lojtarëve të Besës. /Telegrafi/Kosovapres/