Please enter at least 3 characters.

Besa pa problem ndaj Ferizajt

2016/01/besa-pa-problem-ndaj-ferizajt_hd.jpg

Pejanët kanë pritur Ferizajn në ndeshjen e fundit të javës së 25-të, të Superligës së Kosovës, ku kanë triumfuar me rezultat të thellë 3-0.

Prej fillimit të ndeshjes bardh e kuqtë ishin më të mirë, duke rrezikuar portën e mysafirëve në start.

Goli i parë erdhi nga ish-anëtari i Ferizajt, Qëndrim Dautaj që shënoi për 1-0.

Për golin e dytë u përkujdes Fetim Kasapi pasi u asistua mirë nga Mensur Duraku dhe shënoi lehtësisht për 2-0 në fund të pjesës së parë.

Fetim Kasapi nuk u ndal me një gol dhe arriti ta shënoj edhe të dytin në këtë sfidë. Në minutën e 58-të, Kasapi goditi fuqishëm nga largësia dhe mposhti portierin mysafir për rezultatin përfundimtar 3-0.

Pas kësaj fitore Besa vazhdon të mbetet në pozitën e dytë me katër pikë më pak se lideri Ferronikeli. /Telegrafi/