Please enter at least 3 characters.

Besa dhe 89-shi në gjysmëfinale

2016/01/besa-dhe-89-shi-n-euml-gjysm-euml-finale_hd.jpg

Pasi Drenica dhe Ferronikeli siguruan dje gjysmëfinalen, sot këtë gjë e kanë bërë edhe dy skuadrat tjera të elitës së futbollit kosovar, Besa dhe Trepça ’89.

Besa ishte nikoqire e skuadrës nga Liga e Parë, Llapit ku arriti ta mposhtë me rezultat 2-0 për ta siguruar gjysmëfinalen.

Fatih Karahoda shënoi golin e parë në fillim të ndeshjes pas një harkimi të mirë në zonë nga Fetim Kasapi, ndërsa golin e dytë e shënoi Qëndrim Dautaj.

Ndërkohë në Gjilan, skuadra me po të njëjtin emër humbi nga Trepça ’89.

Mitrovicasit arritën fitore me rezultat 2-0, falë golave të shënuar nga Diar Mustafa dhe Berat Hyseni.

Kësisoj skuadrat që kanë siguruar plasmanin në gjysmëfinale janë, Besa, Trepça ’89, Drenica dhe Ferronikeli që është edhe fitues aktual i kësaj gare. /Telegrafi/