Please enter at least 3 characters.

Berisha: Meta-Rama vranë për herë të dytë dëshmorët

2016/01/berisha-meta-rama-vran-euml-p-euml-r-her-euml-t-euml-dyt-euml-d-euml-shmor-euml-t_hd.jpg

Berisha e quajti vendosjen e kurorave nga Rama dhe Meta një skenar djallëzor që i vrau për herë të dytë dëshmorët e kombit.

“Te dashur miq, dje në ditën e çlirimit të vendit, por sipas kalendarit bizantin të vendosur në Beograd 68 vjet më parë, krerët e mazhorancës Rama-Meta i vranë për herë të dytë dëshmorët e kombit. Ata me një skenar djallëzor vendosën lule në nderim të tyre dhe e bënë këtë në praninë direkte të Enver Hoxhes, portretet e te cilit dominonin në shesh, sikur të ishim ne vitin 1987”, ka shkruar Berisha.

Ndërsa, vendosjen e fotos së ceremonisë në Facebook nga kryeminsitri Rama, Berisha e ka quajtur një provokacion të rëndë dhe të papërgjegjshëm.

Në Berisha e quan Enver Hoxhën Hitlerin shqiptar të Pasluftës së Dytë Botërore për shkak të sistemit të shtypjes që ai vendosi në Shqipëri. /Telegrafi/