Berisha: Ma sillni Craiovan
“Siç e ceki trajneri do të jetë një lojë shumë e vështirë. Craiova ka një ekip më shumë eksperiencë ketë e ka treguar edhe në lojën e fundit dhe është pretendente ta fitoj titullin. Ne kemi pasur një orar shumë të keq të ndeshjeve dhe ndoshta pak jemi lodh, por mendoj se me atmosferën që kemi me pas besoj se do të arrijmë fitore, edhe pse nuk kemi me pas lehtë”, ka thënë Berisha.
“Mendoj se jemi në rrugën e mirë. Kemi fituar dy lojë në Ballkan Ligë, i kemi fituar gjitha lojë në ligën e Kosovës, kundër Pejës dhe Bashkimit, kemi fituar Superkupën, kështu që jemi në rrugën e mirë që të përsërisim sukseset e vitit të kaluar. Sukseset e vitit të kaluar kanë qenë shumë të mëdha dhe nëse i arrijmë sukseset e njëjta, atëherë është sukses i madh për klubin, edhe pse ne synojmë të shkojmë në Ligën Ballkanike deri në finale”, ka theksuar Berisha.
Drejtuesit e Sigal Prishtinës presin që nesër mbrëma Pallati i Rinis dhe Sporteve të jetë i mbushur më tifozë të cilët vazhdimisht më përkrahjen e tyre kanë dhënë kontribut të madh në sukseset e skuadrës ‘bardhekaltër’. /Telegrafi/


