Please enter at least 3 characters.

Berisha dënon qëndrimin e Ramës për Kosovën në Kuvend: Fjalimi i shkruar në zyrën e Vuçiqit

2023/07/sali-berisha.jpg
705:"Deputeti Sali Berisha duke folur gjate nje seance parlamentare, ku u disktutua mbi raportin e DAP per vitin 2022 si dhe per situaten e krijuar ne veri te Kosoves. Deputetet e opozites kane kerkuar qe te behet publik drafti i derguar presidentin francez dhe kancelarit gjerman per asosacionin e bashkive me shumice serbe ne veri te Kosoves./r/n/r/nMP Sali Berisha speaking during a parliamentary session, where the MP discussed the DAP report for 2022 as well as the situation created in the north of Kosovo. The opposition MPs have requested to make public the draft sent to the French president and the German chancellor for the association of municipalities with Serbian majority in the north of Kosovo.
12:"MALTON DIBRA

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha me tone të ashpra ka reaguar pas deklaratave që bëri sot në Kuvendin e Shqipërisë Edi Rama.

Ai tha se fjalimi i kryeministrit ishte shkruar në zyrën e Presidenti të Serbisë Aleksandar Vuçiqit, ndërsa shtoi se qëllimi ishte që të sulmonte Albin Kurtin.

“Sot zonja kryetare nderove në mënyrë hipokrite deputetë të PD. Ke përjashtuar 8 deputetë në çdo shkelje të ligjit dhe normave, me arbitraritetin e padronit tënd si skllave e tij. Sot jam këtu për të denoncuar përsëri atë që populli i Kosovës e quan vëllai i Vuçiçit. Analistë pro perëndimor e quan Pashiqi, apo dhe argati i Vuçiçit dhe Beogradit", tha Berisha.

"E denoncoj sot se në një kohë kur u arrit një konsensus për një rezolutë, ai lexoi këtu një fjalim të shkruajtur fjalë për fjalë dhe rresht për rresht në Beograd. Sot kreu juaj kishte ndërruar fjalëshkruesin. Fjalimi që lexoi para jush, është fjalimi i shkruar në zyrat e Aleksandër Vuçiç. Ky fjalim kishte qëllim kryesor në prag të Samiti të Procesit të Berlinit në Tiranë të portretizonte si djall me zile kryeministrin e Kosovës. Kishte qëllim që të mbronte padronin e tij, serbomadhin Vuçiç. Kishte qëllim që të bllokonte çdo përpjekje për të bërë hap pozitiv në përparim të klimës mes Serbisë dhe Kosovës, të krijuar klimë konflikti pas agresionit të grupeve terroriste të dërguar nga Serbia. A e shihni pra se si u përdor sot kjo platformë. Unë i garantoj shqiptarët se Rama vazhdon si çdo ditë si argat i Vuçiçit, projektin për ndarjen e Kosovës", shtoi Berisha. /Telegrafi/