Please enter at least 3 characters.

Beqiri: Gërvalla deshi të futej në mbledhje me dhunë, ajo s’është kryetare e Degës së LDK-së në Gjermani

2016/03/Ismet-Beqiri-seanca-e-kuvendit-8-tetor-foto-ridvan-slivova-e1457344226872.jpg
14:"Ridvan Slivova

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se Donika Gërvalla ka tentuar të hyjë me dhunë në sallën ku po mbahej mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, prandaj nuk është lejuar të hyjë brenda.

Beqiri la të nënkuptohet se Gërvalla nuk është kryetare e LDK-së, Dega në Gjermani pasi që, sipas tij, zgjedhjet në degët e LDK-së në Gjermani dhe Zvicër duhet të përsëriten, përcjell KP.

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së është mbledhur sot për të diskutuar për ndryshime në statut por edhe siç tha anëtari i kësaj partie, Lutfi Haziri, i dha përkrahje kryeministrit Isa Mustafa për agjendën qeveritare.

Donika Gërvalla kishte dashur të hyjë brenda, por ajo nuk është lejuar nga pjesëtarët e sigurimit. Këta të fundit madje e kanë tërhequr zvarrë Gërvallën duke mos e lejuar që të futet brenda sepse nuk e kishte emrin në listën e pjesëmarrësve.

Haziri tha se Donika Gërvalla nuk është anëtare e Këshillit të Përgjithshëm. Sipas tij, KP i LDK ka diskutuar edhe për Demarkacionin me Malin e Zi për ratifikim në Kuvend.