Please enter at least 3 characters.

Benzema uron bashkëlojtarët për arritjen në finale (Foto)

2016/07/benzema.jpg

Kalimin e Francës në finalen e Euro 2016 e ka përshëndetur pozitivisht edhe ylli që mungon, Karim Benzema, i cili më parë sulmoi Didier Deschamps mbi përjashtimin e tij nga kombëtarja.

Sulmuesi i Real Madridit ka shkuar përsëri për kombëtaren e Francës, duke e përgëzuar vendin e tij për arritjen në finalen e Euro 2016.

Ylli francez nuk është konsideruar për përzgjedhje, pasi u akuzua për përfshirjen e tij në një përpjekje të dyshuar për shantazh ndaj shokut të skuadrës, Mathieu Valbuena.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, Benzema ka qenë një tifozë i kombëtares së tij në ndeshje ndaj Gjermanisë, duke i përkrahur dhe uruar në fund pas fitores.

“Jo i pranishëm fizikisht, por zemra është me ju ... Ju uroj një ndeshje të mirë”, shkroi Benzema para ndeshjes.

"Urime për ekipin dhe stafin!!! Hajdeni, një ndeshje (për të shkuar historinë)," shkroi sulmuesi francez pas fitores së Francës. /Telegrafi/