Please enter at least 3 characters.

Benzema probleme me trajnerin Santo në Al Ittihad – tifozët e Man Utd e duan në “Old Trafford”

2023/08/man-utd-1.jpg

Karim Benzema thuhet se ka probleme në klubin saudit Al Ittihad, ku trajneri Nuno Espirito Santo, e ka njoftuar klubin pasi lojtari nuk përshtatet në taktikat e tij.

Kjo gjë ka bërë që tifozët e Man United të gëzohen, duke e parë sulmuesin Karim Benzema si ideal për klubin që ata e mbështesin.

Sipas gazetës saudite “Al-Sharq Al-Awsat”, trajneri i Al Itthad, Nuno Espirito Santo ka informuar hierarkinë e klubit se francezi nuk i përshtatet stilit të tij taktik.

Santo nuk donte të nënshkruante me francezin në radhë të parë dhe gjithashtu refuzoi t'i jepte Benzemas shiritin e kapitenit, kur ai e kërkoi.

Fituesi i Topit të Artë nuk është i kënaqur me Santon dhe mund të hapë derën për një dalje shokuese përpara mbylljes së afatit kalimtar të verës në Evropë.

Tifozët e Manchester United besojnë  se ai mund të jetë perfekt për Djajtë e Kuq dhe e kanë mbushur rrjetin social ‘X’ me reagime.

Manchester United ka luajtur në ndeshjet e para pa një sulmues tipik, pasi i ardhuri së fundmi Rasmus Hojlund ka pësuar dëmtim. /Telegrafi/