Please enter at least 3 characters.

Benjamin Kololli dhe Lorik Emini në formacionin e javës në Zvicër

2020/06/FRESHFOCUS_997037-e1592594613397.jpg
176:"19.06.2020; Bern; Fussball Super League - BSC Young Boys - FC Zuerich; Benjamin Kololli (Zuerich) jubelt nach dem Tor zum 1:2 mit Kevin Rueegg (Zuerich) (Urs Lindt/freshfocus)
20:"Urs Lindt/freshfocus

Futbolli zviceran është rikthyer në aksion pas tre muajve pauzë për shkak të pandemisë Covid-19.

Në xhiron e 24-të janë regjistruar disa rezultate befasuese si humbja e Baselit në udhëtim te Luzerni 2-1.

Kampioni në fuqi Young Boys Bern ka marrë fitore 3-2 në shtëpi ndaj Zurichut, ndërsa edhe lideri St Gallen ka triumfuar 1-2 në udhëtim te Sioni.

E në formacionin më tëmirë të javës janë përfshirë dy futbollistë nga Kosova.

Benjamin Kololli ishte fantastik te Zurichu, ku asistoi në golin e parë dhe shënoi golin e dytë nga një distancë prej 30 metrave.

Ndërkohë te Luzerni, talenti i madh Lorik Emini ka qenë fantastik në duel me Baselin.

Lorik Emini

20-vjeçari ka dominuar në mesfushë duke fituar shumë duele dhe në fund është vlerësuar duke u futur në formacionin më të mirë të javës. /Telegrafi/Formacioni i javës së 24-të:

Baumann, Knezevic, Lucas, Hefti, Araz, Lorik Emini, Benjamin Kololli, Nsame,Itten, Sulejmani, Nuzzolo.