Benitez thotë se mund të largohet
28/02/2015
Spanjolli mori drejtimin e klubit italian në vitin 2013 dhe deri më tash e ka fituar Kupën dhe Superkupën e Italisë.
Kontrata e tij skadon në qershor, ndërsa akoma nuk ka bisedime për rinovimin e saj.
“Nuk e di se kur do të ndodhë lamtumira ime. Mund të vijë brenda tre ose pesë vitesh ose vetëm pas një viti.
“Pavarësisht kësaj, unë do të jap gjithmonë qind për qindëshin tim për këtë skuadër deri në ditën e fundit”, ka theksuar Benitez në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/


