Benita Zena paralajmëron rikthimin me këngë të re
Benita Zena
Foto: Instagram
27/04/2026
Kanë kaluar disa muaj që nga përfundimi i Big Brother VIP Kosova 4.
E që nga ajo kohë, ish-banorët kanë qenë të angazhuar duke punuar në projekte të reja, ndonëse në heshtje.
Në një postim në rrjete sociale, Benita Zena ka bërë një paralajmërim për fansat.
"Diçka e madhe po vjen e çka e kuptoni shumë shpejt", ka shkruar ajo.
Ish-konkurrentja është shfaqur në studion e producentit Rzon, me të cilin duket se po e realizon edhe projektin.
Se çfarë po përgatit e me çka po vjen, mbetet për t'u parë në ditët në vijim.
Kënga e saj "Bugatti" ndërkohë u rikthye në hit gjatë Big Brother-it. /Telegrafi/


