Please enter at least 3 characters.

Benita rrëfen prapaskenat e produksionit, 'Vëllait të Madh' i ndërpren fjalën

Debati mes Elijonës dhe Benitës këtë javë ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku fansat e Big Brother VIP Kosova 4 kanë komentuar gjatë për tensionin mes banoreve.

Megjithatë, Benita ka zbuluar se situata nuk ka qenë krejt e natyrshme dhe se prapa shumë gjërave që ndodhën qëndron produksioni i spektaklit.

Gjatë një bisedë me Klodin brenda shtëpisë, ajo rrëfeu se reagimi i saj ndaj situatës ishte i ndikuar dhe jo thjesht spontan.

“Më thanë të veproja kështu…”, u shpreh Benita, duke treguar se ekipi i produksionit shpesh jep udhëzime për të krijuar situata dramatike që të rrisin dinamiken brenda shtëpisë.

,Vëllai i Madh ndërhyri menjëherë për t’i tërhequr vërejtjen, duke kujtuar rëndësinë e respektimit të rregullave të lojës dhe të limitit të reagimeve të nxitura nga produksioni.

Ky moment ka ndezur diskutime të shumta tek fansat, të cilët po debatohen nëse banorët janë plotësisht të lirë në veprimet e tyre apo nëse ngjarjet brenda shtëpisë shpesh manipulohet për efekt televiziv. /Telegrafi/