Please enter at least 3 characters.

Benfica fiton në Amsterdam, humbje tronditëse e Galatasarayt në Stamboll

Në orën 18:45 u zhvilluan dy ndeshje të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, ku u regjistruan dy fitore të ekipeve mysafire.

Në Amsterdam u pa përballja mes ish-kampionëve të Ecropës, Ajaxit dhe Benficës. Në fund, portugezët triumfuan me rezultatin 2-0, duke thyer serinë e keqe prej katër humbjesh radhazi në Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe duke shënuar fitoren e parë.

Vetëm gjashtë minuta pas fillimit të ndeshjes, mysafirët kaluan në avantazh. Dahl shfrytëzoi një devijim të topit dhe shënoi në rrjetën e majtë të portierit Jaros.

Golin përfundimtar për 2-0 e shënoi Barreiro në minutën e 90-të, duke vulosur fitoren e madhe të Benficas dhe duke i dhënë ekipit portugez triumfin e parë këtë sezon.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në të njëjtën orë, Royale Union arriti një fitore befasuese 1-0 ndaj Galatasarayt në Stamboll.

Skuadra turke konsiderohej favorite e madhe përpara këtij takimi, sidomos pasi kishte regjistruar tre fitore më parë në Ligën e Kampionëve këtë sezon. Goli i vetëm u shënua në minutën e 57-të nga David pas asistit të Zorgane.

Galatasaray është në vendin e 9-të me po aq pikë, ndërsa Royale Union ndodhet në vendin e 18-të me gjashtë pikë. Benfica ndodhet në vendin e 29-të, ndërsa Ajaxi mbetet i fundit pa pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore