Please enter at least 3 characters.

Bella Hadid tregon publikisht se konflikti mes saj dhe Selena Gomez për The Weeknd ka mbaruar

2020/05/selena-the-weeknd-bella-gettyimages-675604656-3-1574860512.jpg

Bella Hadid dha një shenjë të qartë publike se drama mes saj dhe Selena Gomez e vitit 2017 për The Weeknd ka mbaruar, dhe se lidhja e tyre tashmë është në një vend më të mirë.

Hadid qetësisht ka filluar të rindjekë në Instagram artisten Gomez këtë vikend.

Llogaria e fansave të Selena Gomez “TheSelenaRundown” ishte ndër të parat që vuri re këtë.

Bella Hadid fillon ta “ndjekë” Selena Gomez në Instagram

Gomez dhe Hadid tani të dyja ndjekin njëra-tjetrën përsëri në Instagram pas një mosmarrëveshjeje të ndërsjellë në 2017, ndërsa Gomez ishte në lidhje me The Weeknd.

Ky i fundit me Selenan u shfaqën publikisht së bashku në janar të vitit 2017, vetëm disa muaj pasi Hadid dhe The Weeknd ishin ndarë në nëntor të 2016.

Hadid që nga përhapja e atij lajmi menjëherë e ndërpreu raportin me Gomez.

Bella Hadid fillon ta “ndjekë” Selena Gomez në Instagram

Kur Gomez dhe The Weeknd u ndanë në tetor të 2017, krijuesi i hitit "Often" filloi të takohej sërish me Hadid, para se të ndaheshin këtë gusht të kaluar.

Gomez ishte e para që filloi të krijojë një marrëdhënie të mirë me Hadid dhe kjo tanimë veçse u dëshmua. /Telegrafi/