Bëhet xheloze për Selin? Kriset raporti mes Brikenës dhe Mateos
26/03/2026
Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë pasur një përplasje me njëri-tjetrin për Selin Bollatin.
Duket se modelja nga Kosova është bërë xheloze për të, për shkak të një veprimi të banorit.
Asaj siç shihet nuk i pëlqeu gjesti që Mateo e ka kapur nga krahu për ta hedhur në pishinë.
Kjo gjë nuk i ka pëlqyer konkurrentes, meqë edhe i kërkoi llogari se përse e bëri këtë.
Brikena theksoi se marrëdhënia e tij me Selin është keqkuptuar në publik, pasi herën e kaluar u komentua raporti i tyre.
Ajo pas kësaj ka bërë një distancim nga Mateo, duke e injoruar në çdo gjë brenda shtëpisë.
Mateo nga ana tjetër tha se nuk e bëri me qëllim dhe se nuk ka asgjë në këtë. /Telegrafi/


