Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha vazhdon të krenohet me rrënjët e saj, publikon video të disa flamujve kombëtar në lagjen e saj në New York

2019/11/bebebebebe-1-scaled.jpg
218:"LOS ANGELES, CA - FEBRUARY 10: Bebe Rexha and guests attend the 61st Annual GRAMMY Awards at Staples Center on February 10, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Rich Fury/Getty Images for The Recording Academy)
32:"Getty Images for The Recording A

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, e ka treguar shumë herë me krenari origjinën e saj.

Familja e saj ka prejardhjen nga Dibra e Maqedonisë, por këngëtarja u lind dhe u rrit në New York, ku vazhdon të jetojë dhe veprojë edhe në ditët e sotme.

Por edhe pse është rritur në frymë amerikane, ajo kurrë nuk është distancuar nga traditat shqiptare.

Flamujt shqiptarë të vendosur në dyqanet dhe shtëpitë e shqiptarëve me rastin e festës së 28 nëntorit, duket t'i kenë bërë shumë përshtypje së fundmi 30-vjeçares.

Bebe Rexha së fundmi publikoi në InstaStory një video të shkurtër, ku shfaqej duke bërë xhiro në Staten Island - lagja e New Yorkut ku ajo u rrit.

Në video, shihen flamujt shqiptarë të vendosur përgjatë rrugës nga shqiptarët, në prag të festës kombëtare të 28 nëntorit.

"Ja ku jemi në Staten Island, le të shkojmë", dëgjohet Bebe Rexha duke thënë përgjatë videos, ku me krenari mburret që është shqiptare. /Telegrafi/