Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha më pak aktive në rrjetet sociale për shkak të shëndetit të saj mendor

2020/02/GettyImages-1204965799-e1582114776676.jpg
179:"NEW YORK, NEW YORK - FEBRUARY 08: Bebe Rexha performs on the runway for e1972 during New York Fashion Week on February 08, 2020 in New York City. (Photo by Cindy Ord/Getty Images)
12:"Getty Images

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, kohëve të fundit ka qenë shumë më pak aktive në rrjetet sociale.

E krejt kjo duket se ka një bazë, për vet faktin se këngëtarja vuan nga problemet me shëndetin mental.

Ajo ka pranuar se vuan nga ankthi dhe çrregullimi bipolar, me çka i shkaktojnë ndryshime të tepërta në disponim.

Po të shohësh me vëmendje, videoja e fundit që ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram, ka mbi 10 ditë që është publikuar.

Njëlloj ka ndodhur edhe me postimet e saj në Twitter dhe Facebook, të cilat duket të jenë dukshëm më të rralla.

“Në vështrim të parë, jam e sigurt se duket si një tjetër fotografi glamuroze e Bebe, por tani shëndeti mendor është shumë më keq. Është jashtëzakonisht e vështirë t’i mbaj emocionet e mia të qëndrueshme dhe të mos panikohem 24/7. Jam thjesht e mërzitur dhe ndihem e vetmuar”, është shprehur Bebe Rexha në një nga postimet paraprake të kësaj gjendjeje në Twitter.

Sido që të jetë, ajo u ka bërë të ditur fansave se është duke punuar shumë që të sjell këngë të reja, të cilat janë gati dhe do t’u realizohen vetëm klipet. /Telegrafi/