Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha kundër ‘photoshop'-it: I dua të pasmet e mia të mëdha, nuk kam ndërhyrje dhe kam frikë nga "brisku"

2019/05/GettyImages-629192344.jpg
250:"LOS ANGELES, CA - DECEMBER 11: Bebe Rexha performs during halftime at the game between the Los Angeles Rams and Atlanta Falcons at Los Angeles Memorial Coliseum on December 11, 2016 in Los Angeles, California. (Photo by Josh Lefkowitz/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është shumë e hapur në intervistat që jep.

Të premten, ajo arriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angeles-it, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

29-vjeçarja ishte veshur e gjitha në të zeza kur u tha fotografëve se ajo e donte lëkurën në të cilën ishte.

"Unë e dua trupin tim dhe i dua të pasmet e mia të mëdha” tha ajo gjatë një intervistë për TMZ-së, duke shtuar: "Unë jam mbi Photoshop-in".

Dhe kur u pyetën se çfarë mesazhi do të donte t'u jepte fansave të saj në lidhje me trupin e tyre, ajo këshilloi mospërputhjen me standardet e larta të shoqërisë.

“Duaje trupin tuaj, mos u përshtatni me shoqërinë, sepse ata do t'ju tradhtojnë gjithsesi. Vetëm jeni vetvetja”.

Kjo deklaratë e Bebe Rexhës vjen vetëm pak javë pasi ajo publikoi në Instagram një fotografi me bikini, duke treguar format e saj të vërteta trupore.

Këngëtarha e hitit “Meant to be” gjithashtu muajin e kaluar ishte në kopertinën e revistës së famshme amerikane, “Health”.

Ajo tha në intervistën e dhënë për revistën se mendonte se ishte 'qesharake' kur njerëzit thonin se ajo kishte kirurgji plastike, për më tepër që ajo i frikësohet “briskut”.

"Unë mendoj se thashethemet janë qesharake," tha ajo.

"Miku im është një stilist, dhe ai punon me njerëz të tjerë në industri, dhe ata kanë folur për prapanicën time të trashë, duke mos ditur se ajo është shoqja ime më e mirë”, ka thënë Bebe Rexha.

Ajo vazhdoi: "Ata janë si: “Është kaq e rreme”, ndërsa stilisti u përgjigjet duke thënë: "E kam njohur këtë vajzë gjithmonë, ajo prapanicë nuk është e rreme". Unë kurrë nuk kam bërë prapanicën time. Unë kurrë nuk kam bërë hundën time”, ka deklaruar këngëtarja me prejardhje shqiptare. /Telegrafi/