Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha e 'ndez' atmosferën duke vallëzuar "Vallen e Rugovës"

2019/07/keksa-1.jpg
209:"LOS ANGELES, CA - FEBRUARY 10: Bebe Rexha attends the 61st Annual GRAMMY Awards at Staples Center on February 10, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Rich Fury/Getty Images for The Recording Academy)
32:"Getty Images for The Recording A

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, shprehet gjithmonë krenare për rrënjët e saj.

Sa herë që pyetet për prejardhjen e saj në intervista, Bebe Rexha, nuk heziton që të tregojë se ka origjinë shqiptare.

Ndonëse jeton me familjen e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, artistja shqiptare nuk i harron traditat dhe zakonet shqiptare.

Ajo madje pëlqen shumë muzikën popullore shqiptare, ndërsa nuk heziton të marrë vallen sa herë dëgjon ritmet e saj.

Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi në ditëlindjen e 26-të të vëllait të saj, Florentit.

Ka qenë mamaja e këngëtares, Bukurije Rexha, ajo e cila ka publikuar një video nga festa në InstaStory, ku shfaq momente kur familja kërcejnë nën tingujt e këngës shqiptare.

Aty shihet edhe Bebe Rexha e cila 'e ndez' atmosferën me këngën "Vallja e Rugovës", në versionin e interpretuar nga Motrat Mustafa.

Rexha duket e lumtur ndërsa vallëzon me familjarët e saj plot ritëm dhe buzëqeshje. /Telegrafi/