Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha duket atraktive në të zeza, në prapaskenat e shfaqjes së fundit

2018/11/bebeesss-e1542189139390.jpg

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, po vazhdon të jetë aktive me në muzikë me këngë të reja dhe pjesëmarrje të shumta nëpër evente botërore.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale, në të cilat ndan me ta imazhe të ndryshme nga aktivitetet e saj të përditshme.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shfaqet në prapaskenën e shfaqjes së saj më të fundit, në Nashville, Tennessee.

E veshur me një palë pantallona të shkurtra dhe një bluzë të zezë, qëndisur me arë, këngëtarja shqiptare është dukur mjaft atraktive.

Në fotografinë e ndarë me ndjekësit në Instagram, nuk kanë munguar edhe pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit.

Këtë vit, ajo solli në jetë albumin e saj "Expectations", i cili është pritur shumë mirë nga publiku, veçanërisht kënga e saj hit "I'm a mess".

Pas pak javësh, ajo pritet të sjellë edhe klipin e saj më të ri "Say my name", në bashkëpunim me David Guettan dhe J-Balvin. /Telegrafi/