Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha bën "twerk" në mes të qytetit, befason kalimtarët

2019/10/bibibibib-e1571756340177.jpg
258:"LAS VEGAS, NEVADA - OCTOBER 18: Recording artist Bebe Rexha performs as she opens for Jonas Brothers during a stop of the group's Happiness Begins Tour at MGM Grand Garden Arena on October 18, 2019 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Ethan Miller/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së fundmi ka udhëtuar drejt Kalifornisë.

Ajo atje pritet të mbajë koncertin e saj të radhës, në kuadër të festës së Halloweenit, në qytetin Universal.

Artistja me origjinë nga Dibra, publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej bashkë me balerinët e grupit të saj, të cilët ishin maskuar dhe të bërë gati për performancën në natën e sotme.

Ndërkohë, e njëjta teksa ka qëndruar gjatë ditës në Universal, ajo nuk ka hezituar të dhurojë "twerk" në mes të qytetit, para qindra të pranishmëve.

Teksa dridhte të pasmet e saj, një person i maskuar me sharrë motorike qëndronte pas saj, duke e bërë skenën më "të frikshme".

Përkundrazi, të pranishmit kanë qeshur me këtë spektakël të dhuruar nga këngëtarja shqiptare.

Bebe Rexha përndryshe së fundmi publikoi klipin e këngës "You Can't Stop the Guirl", që është kolona zanore e "Maleficent 2", dhe është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku. /Telegrafi/