Please enter at least 3 characters.

Beatrice Chebet fiton në 10 mijë metra vrapim - medalja e saj e dytë në Paris 2024

2024/08/Screenshot-2024-08-09-214417.png

Beatrice Chebet nga Kenia ka fituar medaljen e arit në 10 mijë metra vrapim për femra, në një garë të bukur sidomos në metrat e fundit.  

Ajo zuri vendin e parë me kohën 30:43.25, ndërsa pas saj mbeti italiania Nadia Battocletti që mori medaljen e argjendtë me kohën 30:43.35.

Holandezja Sifani Hassan merr medaljen e bronztë me kohën 30:44.12.

Chebet merr medaljen e dytë arë artë olimpike në Paris - pasi fitoi 5000 metra më herët gjatë javës.

Keniania konfirmohet si atletja më e fortë në shtigjet e gjata. /Telegrafi/